MENU
klinika

Humb jetën drejtuesi 33-vjeçar

Aksident te “Pallati me shigjeta”, makina përplas motorin

21.10.2022 - 10:01

Një 33-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident në Tiranë.

Rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.