MENU
klinika

12 vjeçari ndërron jetë

Aksident tragjik në Gjirokastër: Polici kufitar përplas me makinë fëmijën

22.10.2022 - 20:16

Një fëmijë 12 vjeç me iniciale E.I ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë tip Benz, që drejtohej nga punonjësi I policisë kufitare E.D 24 vjeç.

Ky i fundit, është shoqëruar për në komisariat, ndërsa AMP dhe prokuroria e Gjirokastrës kanë nisur hetimet.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.