MENU
klinika

Nuse e denjë Tropoje!

Armina Mevlani si rrallëherë flet për fisin e Shkëlzen Berishës

10.10.2022 - 11:41

Tani që “telashet” e dasmës kanë mbaruar, Armina Mevlani i është rikthyer jetës së përditshme. Blogerja duke ditur interesin e ndjekësve mbi detaje të ndryshme nga dasma e saj, nuk ka hezituar duke iu përgjigjur të gjithëve.

Edhe së fundmi, Armina ka realizuar një “ask me a question” ku vëmendjen e mori një kompliment i një ndjekësi nga Tropoja.

Komentuesi e konsideroi Arminën, nusen më dashuri në Tropojë. As blogerja nuk ia la mangët këtë komplimet, duke i konsideruar tropojanët njerëz me shpirt të madh.

“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij,”-shkroi Mevlani.

Krahas këtij mesazhi, Armina vendosi një foto nga dasma e saj ku u vesh me veshje tradicionale tropojane.


Moderatorja e njohur, Armina Mevlani është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo shpesh preferon që të komunikojë me ndjekësit e saj dhe më heret, bukuroshja ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Pyetjet më së tepërmi lidhen me marrëdhënien e saj të dashurisë me Shkëlzenin.

Pyetja: Çfarë të tërhoqi nga Zeni që i keni rezistuar kaq shumë lidhjes?

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, theksoi ajo.