MENU
klinika

"Bën biznes me një ndërtesë të paligjshme"

“Ballist foltoreje”- Rama i përgjigjet deputetit Agron Shehaj

20.10.2022 - 20:24

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të PD-së, Agron Shehaj, të cilit sot policia i bllokoi biznesin. Për kryeministrin Rama, Shehaj është një “ballist foltoreje”, ndërsa për biznesin e tij shprehet e kishte në një ndërtesë pa leje.

Me anë të një postimi në twitter, Rama shkruan se “ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit”.

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!”, shkruan Rama.

Nga ana e tij, deputeti Shehaj e konsideron këtë si një sulm politik, për t’i mbyllur gojën. Por në një reagim, ai tha se çështjen do ta çojë në SPAK, madje deri në Gjykatën e Strasburgut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të drejtën do ta kërkoj deri në Strasburg”

Agron Shehaj nxjerr fotot kur policia i rrethon biznesin