Bayern Munchen është rikthyer totalisht në shinat e pretendimeve në Bundesligë, duke rimarrë kreun. Pas 5 fitoreve radhazi në Champions, bavazarezët duket se janë rikthyer në makineri edhe në Gjermani, duke fituar së fundmi 6-2 në shtëpi ndaj Mainz.
Goli i Gnabry hapi siparin e golave në minutën e 28-të, pas gjysmë ore loje Musiala dyfishoi shifrat. Sadio Mane humbet 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, por senegalezi nuk vonon shumë dhe rregullon menjëherë gabimin.
Tjetër penallti e humbur brenda pjesës së parë ishte ajo e Burkardt në krahun e mysafirëve të Mainz, gjithsesi, Ëidmer ngushtoi më pas shifrat.
Pjesa e dytë nis mirë për djemtë e Nagelsmann që vazhduan të argëtohen edhe më shumë, duke e kthyer në festival golash, radhën e patën Goretzka dhe Tel (58’, 78’).
Mainz çoi shifrat në 5-2 me Ingvartsen M pak minuta nga fundi, por vendasit kishin akoma për të thënë në këtë sfidë, pasi edhe Chuopo Moting gjeti golin e parë në këtë takim. Bayern kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se Union Berlin.