MENU
klinika

Serie A, Java 12

Tripletë e Osimhen, Napoli mbetet i pamposhtur

29.10.2022 - 17:01

Napoli dhe PSG janë dy skuadrat e vetme në Europë që nuk janë mposhtur që nga starti i këtij sezoni në të gjitha kompeticionet. Napoli duket se e ka seriozisht këtë sezon për titullin kampion në Serie A, duke marrë fitoren e radhës dhe duke nisur në një farë mënyrë arratinë.

Napolitanët “likuiduan” 4-0 Sassuolon, në një ndeshje pa histori. Takimi u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e katërt nga Osimhen, ndërsa po nigeriani “tundi rrjetën” në minutën e 19-të. Brenda pjesës së parë, Kvara thelloi akoma më shumë shifrat.

Gjithçka ishte e lehtë në pjesën e parë, me djemtë e Spalletit. Tjetër gol nga Osimhen në të 77-tën, kompletoi tripletën dhe dërgoi në festë tifozërinë. Napoli ka 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN