MENU
klinika

I kthehet ashpër kreut të PD-së, i kujton 2013-tën

Berisha e krahasoi me Bashën, reagon vëllai i Sokol Olldashit: Ai të qante në zyrë se…

19.10.2022 - 13:07

Sali Berisha ka krahasuar së fundmi të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas tij Olldashi ishte më epror se Basha por gaboi diku.

Berisha tha se Olldashi humbi përballë Bashës, pasi bëri një gabim duke zgjedhur të mbështetet tek strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia.

Këto deklarata, kanë bërë që vëllai i të ndjerit, të bëjë një reagim në rrjetet sociale.

Siç shkruan Gazeta Tema, Ardian Olldashi thotë se kjo është gënjeshtër, pasi gara u manipulua nga Berisha.

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule. Te merkuren ne darke, pra ne daten 26.06.2013, Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundshme te tijen. Per ç‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh. Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe. Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per t’i kercenuar me shprehje qe me mire mos t’i perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende. Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.