MENU
klinika

"Kupa u mbush"

Berisha paralajmëron protestën e fuqishme për vdekjen e Lear Kurtit

23.10.2022 - 11:38

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë para ministrisë së Brendshme pasditen e sotme.

Ai bën me dije, përmes një postimi në Facebook, se do të mbahet një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti e cila sipas tij ka ndodhur “me dhunë”.

Berisha shkroi në Facebook se “Kurti u vra nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit dhe vrasja e tij për së dyti u bë nga krimineli i tyre me uniformë Ardi Veliu.”

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.