MENU
klinika

VIDEO

Biden bën gafën e radhës, ngatërron emrin e kryeministrit britanik

25.10.2022 - 14:09

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë. Këtë herë ngatërroi emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Teksa e uron, gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë për të festuar festën indiane të Diëali (“festa e dritës” siç e quajnë hindusët), Biden e quajti kryeministrin e ri Rashi Sanuk, në vend që ta quajë Rishi Sunak.

Rishi Sunak u emërua si kryeministër pasi ishte i vetmi kandidat që mori mbështetje nga më shumë se 100 deputetë të Partisë së tij Konservatore. Sot është një ditë e rëndësishme ceremonish për Sunak. Pasi Truss i dha dorëheqjen e saj mbretit, Rishi Sunak u takua me këtë të fundit për formimin e qeverisë.

Sunak më pas do të shkojë Doëning Street, ku do të takohet me bashkëpunëtorët e tij. Rishi Sunak tani është kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministri i tretë i zgjedhur gjatë një viti. Ai është gjithashtu kryeministri më i ri në dy shekuj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti i tij me Xi Jinping

‘Makthi’ i Biden mund të jetë Kina