MENU
klinika

Tregon Arjola Demiri

Çfarë ka ndodhur me shtëpinë që iu dhurua në BBV

13.10.2022 - 11:20

Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi. Shumë është komentuar për shtëpinë e saj, pasi aktorja nuk ka dhënë shumë informacione rreth kësaj teme. Por së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një intervistë ku sigurisht është pyetur edhe për shtëpinë që mori dhuratë.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”- tha Arjola në “Pardon My French.”

Mes të tjerash Arjola zbuloi gjithashtu se së shpejti do ta shikojmë në rolin e prezantueses në një emision në Kosovë. Kujtojmë këtu që aktorja pati shprehur në “Big Brother Vip” që ëndrra e saj ishte të prezantonte “Portokalli”, por me sa duket kjo nuk do të realizohet.

“Është një emision televiziv që do të transmetohet të dielave, mjaft familjar dhe do të doja ta sfidoja veten edhe si prezantuese”- tha Arjola.

E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë që ta luajë vetë veten në një histori të jetës së saj, Arjola tha: “Në fakt ka më shumë se tre vite që Kastriot Abdyli një regjisor i Kosovës më kërkon që të bëj script-in e historikut të jetës. Në fakt e kam parë disa herë veten në sekuenca filmike të jetës dhe kur e mendoj ndoshta do ta luaj në këtë pjesën e moshës që jam sepse kuptohet kam qenë më e re kur jam bërë nënë. Ndoshta do të jetë dikush tjetër në vendin tim kur kam qenë më e re. Nëse ky film do të bëhet që unë kam shmë dëshirë të bëhet, kam përshtypjen që do të ishte mjaft i suksesshëm edhe jashtë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo në “Portokalli” por diku tjetër

Ja cilin emision do të moderojë Arjola Demiri

"Të gjithë e duan një shoqe si ti"

Adriana Matoshi i dedikon fjalët e ndjera Arjola Demirit

"Kam lindur 3 fëmijë, nuk m’i kanë dhuruar"

E akuzuan për “photoshop”, revoltohet Arjola Demiri