MENU
klinika

Kim Jong-un urdhëron të eliminohen armiqtë

Çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

23.10.2022 - 09:30

Policia e Koresë së Veriut është urdhëruar të rrisë sigurinë në mbarë vendin për të siguruar që diktatori Kim Jong-Un të mbrohet dhe gjithashtu të “eliminohen” kërcënimet ndaj tij.

Sipas “Daily Mail”, në dy muajt e fundit, strategjia e Koresë së Veriut për t’u rikthyer si faktor bërthamor, është shfaqur tepër e rigjallëruar. Kim prezantoi një ligj të ri që lejon sulmet parandaluese bërthamore dhe ka lëshuar një seri raketash provë – duke përfshirë një që fluturoi mbi Japoni.

Por ndërsa Koreja e Veriut i paraqet botës një front të bashkuar, duket se Kim është trembur nga mospajtimet brenda kufijve të tij të mbyllur.

Zyrtarët lokalë janë urdhëruar nga autoritetet më të larta të Koresë së Veriut të sigurojnë shtëpitë e tyre dhe për të eliminuar të gjitha kërcënimet e mundshme për udhëheqjen nga brenda, ka raportuar Radio Free Asia (RFA) – duke cituar një burim gjyqësor.

Ministria e Sigurimeve Shoqërore – një agjenci e zbatimit të ligjit e mbikëqyrur nga Komisioni i Çështjeve Shtetërore të Koresë së Veriut, i cili drejtohet nga vetë Kim – ka urdhëruar policinë dhe agjencitë e sigurimeve shoqërore të krijojnë një rrjet të ngushtë mbikëqyrjeje.

Qëllimi i tij është të identifikojë njerëzit që konsiderohen problematikë për regjimin dhe të monitorojë aktivitetet e tyre dhe në fund t’i ‘eliminojë’ ata.