MENU
klinika

Shkaku

Cila këngëtare e njohur e refuzoi “Dancing With The Stars”?

10.10.2022 - 11:53

Mbrëmja e 7 tetorit përkoi me fillimin e “Dancing With The Stars”. Show i kërcimit u përfol prej muajsh për personazhet e famshëm që do të ishin pjesë, teksa vetëm disa ditë para premierës zbuluam VIP-at pjesëmarrës.

Emra më “in” të momentit si: Sara Hoxha, Megi Pojani, Elhaida Dani e shumë të tjerë dhuruan spektakël në natën e parë të programit. Mirëpo, së fundmi është bërë me dije emri i këngëtares së njohur e cila ka refuzuar ftesën e producentëve të spektaklit për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars.”

Bëhet fjalë për Mihrije Brahën, e cila për shkak të angazhimeve të saj në karrierën muzikore i ka thënë “jo” kësaj eksperience.

Lajmi është bërë i ditur nga “Prive”, ku ndër të tjera sipas Mihrijes koha që kërkon ky spektakël do t’i bëhej pengesë në punën e saj.

Sakaq kujtojmë që juria që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve përbëhet nga kryetari i jurisë Kledi Kadiu dhe anëtarët e tjerë: Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari.

Ndërkohë që prezantimi i këtij spektakli siç dihet prej kohësh i është besur Bora Zemanit dhe Eno Popit i cili pret konkurentët në “Gold Room.”

Eno foli për bashkëprezantimin me Borën në emisionin e vallëzimit.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”-tha Eno.