MENU
klinika

Vetëm disa muajsh

Djali i Dojnës tregon si do ta trajtojë nusen e tij

13.10.2022 - 11:26

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent mirëpritën në jetë, në muajin gusht, djalin e tyre të parë të cilin e quajtën Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, moderatorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ku këto të fundit këtë herë duket se kanë shkuar shumë larg.

Ato që tani janë kuriozë si do të jetë Dojna si vjehrrë, ndonëse djali i saj është vetëm disa muajsh. Dhe siç pritej, Mema u shpreh se nuses nuk do t’i mungojë ngrohtësia nga ana e saj.

“Mendoj se është pak herët për këtë pyetje, megjithatë me nusen do të sillem siç sillem me çdo person tjetër të familjes. Gjyshja e Donjës më ka mësuar se nëse e do vërtet djalin duhet t’i respektosh patjetër nusen, sepse nëse e vë të zgjedh mes nuses dhe nënës po e vë të zgjedh praktikisht mes të shkuarës dhe të ardhmes, dhe e ardhmja fiton gjithmonë. Kështu që nusen do e pres me krahë hapur, që të ndjehet njëlloj ngrohtë ashtu siç është ndjerë në familjen e saj,”-shtoi Dojna.


Si një nënë e re, më herët moderatorja ka folur edhe për rikthimin në peshë normale pas lindjes. Sa i përket formave trupore, Dojna tha se është rikthyer në peshën që ka qenë para shtatzënisë, ndërsa shtoi se nuk ka mbajtur një dietë dhe nuk ka bërë palestër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja e ka të qartë...

A do të rikthehet Dojna, pas lindjes?

"Sfida më e vështirë që po përballem"

Dojna Mema publikon foto me djalin