MENU
klinika

Paralajmërimi i kolonel Dritan Demiraj

“Politikanë të lidhur me kriminelë, nuk i mbrojnë dot”

04.10.2022 - 20:58

Koloneli Dritan Demiraj ka ngritur shqetësimin e pasojave që do të sjellin më tej hakerimi i të dhënave sensitive dhe publikimi i tyre.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Demiraj u shpreh se publikimi i informacioneve të hakeruara, mund të zbulojë edhe politikanë që kanë lidhje me eksponentë të krimit.

Sipas tij, është rritur presioni nga ndërkombëtarët për politikanët, aq sa ata nuk do të mund të ofrojnë më shumë mbrojtje për kriminelët me të cilët kanë lidhje.

“Pa diskutim që pasojat janë shumë të mëdha. Qeveria duhet të marrë masa urgjente. Për një gjë kaq të madhe strategjike nuk mund të marrim SHBA në telefon të na sjellin mbështetë si FBI. Si vend anëtar i NATOs duhet t marrë masa komplekse. Unë gjykoj që duhet rrit investimi në fushën kibernetike.

Nuk është vetëm Shqipëria në këto oqean të kësaj fushe, por me rastin e këtyre sulmeve duhet të tregohet më e përgjegjshme. Kemi vetëm propagandë, askush nuk merr përgjegjësi. Numri i personave të përfshirë në krime, në 2013 që PS ka marrë qeverinë ka pasur 37 mijë persona të lidhur, të përfshirë në një formë a në një tjetër, sot ajo listë ka kaluar në mbi 100 mijë, që do të thotë është pasqyrim i rendit publik.

Grupet kriminale janë të lidhura me pjesën e politikës, kryesisht me Partinë Socialiste. Dalja e këtyre informacioneve është shumë e dëmshme, por do tregojë dhe një pjesë e këtyre personave që janë të lidhur me krimin. Ju kujtohet se si në 2013, 2017 merrej në telefon, paguhej në Ministrinë e Mbrojtjes dhe mbylleshin radarët për të lakuar skafet gjë që unë i kam tërheq vëmendjen Kodhelit në atë kohë.

Gjykoj që është shumë problematike dhe t’ia lëmë kohës. Këto po e nxjerrin në mënyrë të planifikuar çdo informacion. Është e qartë që politikanë që kanë pasur lidhje me krimin tani nuk i mbrojnë dot më për shkak të presioni nga jashtë. Madje më lejo të siguroj në muajt në vazhdim, për shkak të presionit të madh, politikanë që kanë lidhje me krimin do i lëshojnë njerëzit që i kanë mbrojtur deri tani dhe do shohim dhe do dëgjojmë gjëra që nuk imagjinohen që për një pjesë të madhe pa diskutim kemi informacione të sakta.

Janë fikur me qëllim radarët, kanë deklaruar vetë në Itali, personat që paguanin 10-20 mijë euro. Në kohën e Kodhelit dhe Sajmir Tahirit ka ndodhur trafiku i organizuar është fakt që e dinë të gjithë agjencitë. Një fakt është i ditur që ditët e javët në vijim do të dalin të gjitha lidhjet. Shërbimet sekrete perëndimore kanë detaje për përfshirjen e politikanëve apo ish politikanëve. Është e pamundur mbrojtja e mos daljes së tyre. Partitë politike në vend secila ka përgjegjësinë e tyre. Do të ishte e udhës të vinin mbi çdo gjë interesin e sigurinë kombëtare, jo interesat politike të radhës. Nuk e kemi një klasë të përgjegjshme politike”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN