MENU
klinika

"Flokë të djegur"

Elon Musk vjen me produktin më të çuditshëm për tregun

13.10.2022 - 10:27

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka aromatizuar një mundësi të re për të përfituar nga produktet e çuditshme, duke lançuar një parfum të quajtur “Burnt Hair” – që do të thotë “Flokë të djegur” – që ai tha se shiti 10,000 shishe për të fituar një milion dollarë në vetëm pak orë.


“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme – pse e luftova për kaq shumë kohë!” Musk pyeti në Twitter, ku ai tani e përshkruan veten si shitës parfumesh.

“Thelbi i dëshirës së neveritshme” është përshkrimi i uebsajtit të ofertës së tij të fundit, e cila kushton 100 dollarë për shishe dhe është vendosur të fillojë të shitet në tremujorin e parë të 2023

Ambiciet e Musk ndër vite kanë variuar nga kolonizimi i Marsit tek krijimi i një ekonomie të re të qëndrueshme të energjisë, dhe në këtë proces ai ka ndërtuar Tesla, kompaninë e raketave SpaceX dhe firma më të vogla.