MENU
klinika

Media britanike: Po fitojnë me shumë para se ata të drogës

“Emigracioni i paligjshëm po na mbush burgjet me kriminelë shqiptarë”

05.10.2022 - 19:04

“Emigracioni i paligjshëm po na mbush burgjet me kriminelë shqiptarë – duhet të ndalet”, ky është titulli i të përditshmes britanike “Express”, e cila sërish i ka kushtuar një artikull emigracionit të paligjshëm në përgjithësi, duke u ndalur tek rasti i shqiptarëve, të cilët shkojnë me gomone.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, kritikoi gjykatat evropiane për ndërhyrje në përpjekjet britanike për të kontrolluar migracionin e paligjshëm dhe premtoi të miratojë legjislacionin që ndalon emigrantët të abuzojnë me ligjet e të drejtave të njeriut.

“Një sistem i bazuar në pikë për imigracionin e ligjshëm duhej të ofronte në Mbretërinë e Bashkuar emigrantët e aftë që i nevojiten një ekonomie në rritje, por në vend të kësaj, situata aktuale e turpshme po fryn popullsinë britanike me kriminelë shqiptarë. Vitin e kaluar në burgjet britanike ishin 1500 shqiptarë, përqindja më e madhe e shtetasve të huaj. Deri në 60 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin janë nga Shqipëria – jo një vend i shkatërruar nga lufta apo uria – dhe shumë prej tyre dalin menjëherë nga burgjet e tyre”, thuhet në shkrimin e medias britanike.

“Pasi supozohet se ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të përshpejtuar kthimin e këtyre emigrantëve të pamerituar, sërish Home Office është frustruar nga fakti që nëse kërkojnë azil, këta shqiptarë hyjnë më pas në sistemin e azilit si kushdo tjetër. Është ky shfrytëzim që Braverman dëshiron të anulojë”, shkruan më tej “Express”.

Media britanike bën edhe një përllogaritje të kostos për të tatimpaguesit britanike, duke u shprehur se është një kosto e paqëndrueshme.

“Llogaritjet e fundit vlerësojnë se çmimi i strehimit të këtyre emigrantëve të paligjshëm në hotele me ushqim të plotë është 1.3 miliardë paund në vit – një miliardë më shumë se vlerësimet e Ministrisë së Jashtme – me akomodimin për kokë që kushton 4,300 £. Dhe këto shifra u llogaritën në fillim të këtij viti përpara se 28,000 të tjerë të mbërrinin nga Franca”.

Më tej në artikull thuhet se “bandat e kontrabandës shqiptare janë më dinake se rrjetet rivale irakiane dhe kurde. Me çmimin e një kalimi për kokë në 4,000 euro (3,482 £) dhe 40 njerëz në çdo varkë, kjo është një ngarkesë e mundshme prej 139,280 £ për udhëtim, duke e bërë atë edhe më fitimprurës se kontrabanda e drogës”.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”