MENU
klinika

"Serbët mbtrojtën territorin nga terroristët shqiptarë"

Eurodeputeti francez ofendon luftën e UÇK-së

30.10.2022 - 10:49

Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi deputet në Parlamentin Evropian, ka bërë disa deklarata të rënda kundrejt kombit shqiptar, duke ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës. Bay e cilëson UÇK-në si terroriste dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian.

“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, shkruan ai në Twiiter.

Gjithashtu politikani francez, gjatë takimit me klerikun Sava Janiç në Manastirin e Deçanit, ka thënë se prezenca e murgjve serbë aty daton më shumë se 8 shekuj më parë.

Pas deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se “e djathta ekstreme e Francës dhe këta tipat që e paskan vizituar Kosovën, janë ata që e kanë përkrahur jo vetëm ‘Hitlerin e Ballkanit’, Sllobodan Millosheviçin, por po duan ta krijojnë edhe një tjetër të tillë.

“Këta janë amplifikatorët e Vladimir Putinit dhe mirëmbajtësit e tij dhe të çdo lideri tjetër anti-amerikan e anti-islamik”, ka shkruar Musliu.

Të shumtë kanë qenë dhe ata të cilët kërkuan shpalljen non-grata të këtij politikani ekstremist.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi