MENU
klinika

Reagimet

Fjalimi i Ramës alarmon Serbinë: Nëse kemi miq të tillë, s’kemi nevojë për armiq

12.10.2022 - 20:43

Fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama ka ngjallur mjaft reagime dhe në Serbi.

Deputeti serb, Stefan Jovanoviç, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cilëson fjalimin e Ramës “skandaloz”, duke thënë se “me miq të tillë, nuk kanë nevojë për armiq”.

“Kryeministri i Shqipërisë në vend që të përballet me krimet ndaj serbëve, të cilëve gjatë luftës iu hoqën organet në ‘shtëpinë e verdhë’ dhe të dënohen autorët, sot kryeministri i Shqipërisë tentoi t’i paraqesë të gjitha si gënjeshtra”, tha deputeti serb.

Kryeministri Rama prezantoi para anëtarëve të Këshillit të Europës, rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”.

“Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet frikshëm lutja jonë është: Për hir të Zotit mos i lini të gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm. Jam këtu për ju, jam këtu si europian, në tempullin e besimit në të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Ashtu si Shna Ndou përfundoi duke iu predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin. Shpresoj që gabime tragjike si ky, që ka bërë kjo Asamble, me çlirimatrët nuk duhet të na kthejnë të gjithëve ne, në heretikë. Jam këtu për t’u përgjëruar që të shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë, të mbroni integritetin tuaj, t’u dëshmoni njerëzve të shtypur në botë që ata mund të rezistojnë pa frikë.

Pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme mund të bëhet krim, që viktimat nuk do të akuzohen si kriminelë. Iu bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, iu bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues, lidhur me kauzat e paprovuara të turpshme, një krim që kurrë nuk është kryer. Kryeministri u ndal edhe tek sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se agjencitë më të mira vërtetuan se pas sulmeve fshiheshin iranianët, duke shtruar se ai nuk mund të fliste pa patur fakte.”, u shpreh Rama sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezoluta kundër raportit të Dick Marty

Kryeministri Rama i drejtohet Këshillit të Evropës

Rezolutë kundër raportit të Dick Marty për UÇK-në

Rama i drejtohet Këshillit të Evropës