MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fryrje barku, lodhje, ulje të oreksit … shenja të problemeve me veshkat?

24.10.2022 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Fryrje barku, lodhje, ulje të oreksit, gjak në urinë apo dhe mungesë përqendrimi, a janë këto shenja të problemeve me veshkat?

Mjeku: Të gjitha janë probleme që kanë lidhje me veshkat dhe mund të shfaqen gjatë sëmundjeve të ndryshme të veshkave. Por këtu, në përjashtim të gjakut në urinë, ankesat e tjera nuk janë specifike për sëmundjet e veshkave. Për shembull, fryrja e barkut mund të vijë edhe nga problemet e zorrëve. Ulja e oreksit mund të vijë dhe nga sëmundje të tjera të përgjithshme, të cilat nuk kanë lidhje me veshkat. Megjithatë, në kontekstin e një sëmundjeje veshkash, këto edhe mund të ndodhin. Aq më tepër kur shoqërohen me gjak në urinë. Në këtë rast duhen bërë analiza të mëtejshme për të parë nëse ky gjak në urinë ka lidhje me sëmundje urologjike, nefrologjike etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.