MENU
klinika

U jepte informacione grupeve kriminale

Gjykata e Lartë refuzon lirimin nga burgu të ish-shefit të policisë

28.10.2022 - 12:01

Gjykata e Lartë refuzon lirimin nga burgu për ish shefin e policisë Lezhë, Leonard Palushi. Ai është arrestuar me kërkesë të SPAK në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Palushi dyshohet se ka kryer manipulim provash në disa ngjarje kriminale teksa ka shërbyer si efektiv në Elbasan.

I pandehuri kërkon “arrest shtëpie” duke parashtruar si argument arsyet familjare si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme të mblidhte prova që ta dërgonte çështjen për gjykim.

Leonard Palushi akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ai u arrestua në kuadër operacionit “Golden Bullet”.

Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë.

Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë të Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikuar në 1-15 gusht 2020.

Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


18 të rrezikshmit e ngjarjeve kriminale

Të arrestuarit e “Plumbit të artë” dalin sot në GJKKO

“Nuk e vrava se m’u duk hallexhi”

Dëshmia e Hoxhajt për vëllain e Talo Çelës


Babai lejohet të marrë pjesë në varrimnin e të djalit dhe vajzës

Dy ceremoni mortore! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër!

Nëna u hodh në Bunë me tre fëmijët e mitur

Gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar