MENU
klinika

Detajet luksoze

Grealish blen vilë të re, kopshti sa stadiumi “Etihad”

10.10.2022 - 16:29

Jack Grealish duket se ka bërë realitet ëndrrën për të poseduar një shtëpi e cila mund të konsiderohet pa frikë si marramendëse. Futbollisti i Manchester City ka ndryshuar adresë dhe së bashku me të fejuarën e tij, Sasha Attëood është transferuar në veri-perëndim të qytetit.

Ai ka shpenzuar plot gjashtë milionë sterlina për një nga shtëpitë më luksoze. Bëhet fjalë për një vilë me shtatë dhoma gjumi, një liqen të vogël me peshq, një fushë tenisi, fushë golfi, si dhe një kopsht gjigant që ia kalon edhe stadiumit Etihad.

Në vilën luksoze nuk mund të mungonte një palestër, pishina si dhe një qilar për verë. Ndërkaq, brenda rrethimit të vilës së Grealish, ekziston edhe një tjetër godinë e lënë në veçanti për miqtë e futbollistit të cilët janë të shumtë.

Një mik i afërt për Grealish i shpjegon tabloidit “The Sun” se lojtari ka një debulesë për të bukurën, ndërsa kërkon të shijojë më të mirën nga jeta: “Grealish është shumë i dhënë pas të mirave që i ofron jeta, kërkon më të mirën dhe më të bukurën e saj.

Kjo shtëpi është realizimi i një ëndrre për të, kushdo do të dihej krenar të jetonte në një vilë aq luksoze. Pavarësisht se është shumë e shtrenjtë, Grealish ndihet mirë për biznesin e bërë dhe në vilën e re mund të bëj edhe festa por që aty është mundësia që ato të mos merren vesh.

Grealish ka menduar edhe për sigurinë pasi shtëpia në veriperëndim të Manchesterit, konsiderohet si një nga më të sigurtat në qytet për shkak të konstruktit metalik, ndërsa çdo pjesë e saj është e vëzhguar nga kamerat dhe për më tepër ka një rrjet alarmi tejet unik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Tani mund t’i quani gola ‘alla Jilldiz’”

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”

Rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”

Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës