Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me Berishën tha se i ka propozuar një emër për kryetar bashkie të Tiranës, por nuk e bëri të ditur për kë bëhet fjalë.
“Është super politikan”, u shpreh për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili theksoi se kandidati për kryetar bashkie do te zgjedhet përmes primareve.
“PL respekton primaret është një risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Ne si PL kemi kandidat që premtojnë, do ti përfshijmë në primare të përbashkët me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe ata që nuk respektojnë të përjashtohen nga gara.
Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve.
I kam propozuar një emër për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shume mire. Shumë shpejt do ta mësoni. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët e Tiranës. Do ta shikoni forcën Është super politikan”, u shpreh nder te tjera Ilir Meta.