MENU
klinika

Konflikt i vjetër mes dy fiseve

Identifikohet 17-vjeçari i vrarë me armë zjarri

12.10.2022 - 14:47

Autori i ngjarjes së rëndë në Klos këtë të mërkurë dyshohet se është Besnik Mjeshtri, ndërsa viktima është identifikuar Danjel Hasula, raporton News24.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia e Klosit. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë një i mitur dhe u plagosën dy persona. Mes të plagosurve rëndë është babai i viktimës.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fise, konkretisht fisi Mjeshtri dhe fisi Hasula.

Sherri mes tyre ka degraduar këtë të mërkurë, në mes të rrugës, në qendër të Klosit, ku jashtë një lokali ka kërcitur arma e zjarrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN