MENU
klinika

"SPAK i ka dhënë provat se është i kapur"

Inceneratorët/ Lubonja: Kemi të bëjmë me një plan vjedhjeje të madhe

17.10.2022 - 22:16

Analisti Fatos Lubonja, lidhur me çështjen e inceneratorëve, tha se kryeministri Edi Rama sillet si një person që është mbi ligjin, ndërsa u shpreh se kemi të bëjmë “me një plan vjedhjeje të madhe”.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja deklaroi se nuk ka çfarë të pritet nga SPAK, pasi ky i fundit i ka dhënë provat që është i kapur.

“A e dini ju që ka pasur një debate atëherë, që për tu bërë inceneratorët u ndryshuan politikat e trajtimit të mbetjeve edhe të BE? Nuk janë këto politikat e BE që thanë këta, kanë qenë të tjera, riciklimi, pra ky është politikan dhe i di shumë mirë se nëse nuk i di është i paaftë. Mjaftonte ky argument që një kryeministër të thotë ‘jo, nuk bëhet’, dhe kjo nuk është se nuk doli në media, pra këtu kemi të bëjmë me një plan vjedhjeje të madhe.

Unë habitem me çfarë guximi, i një njeriu të papërgjegjshëm me ndjenjë që nuk pyes për ligjin, omnipotent.

SPAK e ka dhënë provën, çfarë prisni më për të kuptuar që SPAK është i pakur. Mund të bëjmë sikur jemi akoma në trenin e demokracisë, por kjo është një masë që ne po bëjmë këtë lojë dhe…

Po mirë ti (i drejtohet Monika Kryemadhit) ke një opozitë që keni qenë dhe bashkë në atë kohë, e dini ju që mbaroi ai misioni, OMN e famshme, dhe vetingu do vazhdonte në forma të tjera. Këta që erdhën të na mësojnë ne drejtësinë, u bë presion se jepeshin nja 20 mln euro të përgatitura që të shkelet ligji, sepse pa opozitën që s’kishte firmosur, dhe më pas i mbushën mendjen Bashës, pra çfarë shprese ke t’i nga këta që shkelin vetë ligjin”, tha Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Zyrtarët e thirrur në SPAK, thjesht koperturë”

Lubonja: Inceneratorët vijojnë të paguhen, paratë shkojnë aty ku…