MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Injoroni fjalët, krimet e Putinit flasin më shumë

31.10.2022 - 09:56

Në një fjalim të enjten, zëri i presidentit rus Vladimir Putin tregoi pakënaqësi dhe ankesa kundër demokracive liberale perëndimore.

Sipas fjalëve të tij, Rusia kërcënohet nga “neoliberalët” dhe “paradat e tyre të krenarisë së homoseksualëve”.

Përveç kësaj, ai tha: “Ndryshe nga Perëndimi, ne nuk ngjitemi në oborrin e dikujt tjetër”.

Kjo është disi e pazakontë nga njeriu që nisi një luftë pa shkak kundër Ukrainës fqinje.

Shumë më vdekjeprurëse janë raketat që Rusia po përdor për ta çuar Ukrainën në një dimër të egër ndërprerjesh dhe të ftohtit.

Që nga 10 tetori, Rusia ka goditur sistemin energjetik të Ukrainës me raketa dhedrone iraniane. Kompania Yasno tha se ka në dispozicion vetëm rreth dy të tretat e kapacitetit të saj normal për shkak të sulmeve ruse. I gjithë kombi është në errësirë.

Sulmi i Rusisë synon të detyrojë qytetarët e Ukrainës të poshtërohen.

Ne kemi pak dyshime se ata do të jenë akoma më të vendosur për të luftuar. Putin e ka nënvlerësuar vazhdimisht qëndrimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, sulmet me raketa të javëve të fundit duhet të denoncohen gjerësisht si krime lufte, së bashku me masakrat civile dhe mizoritë e tjera që trupat ruse kanë kryer në këtë luftë.

Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe protokollet pasuese ndalojnë bërjen e një popullsie civile objekt sulmi, fillimin e sulmeve pa dallim që prekin civilët duke e ditur se do të shkaktojnë humbje  jetësh dhe lëndime, dhe shkatërrim prone që nuk justifikohet nga nevoja ushtarake dhe kryhet në mënyrë të paligjshme dhe të paarsyeshme.

Ajo që po bën Rusia është shkatërrim i qëllimshëm dhe pa dallim. Putin dhe ”pasardhësit” e tij të shumtë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Putin përdor fjalët si armë.

“Nëse elitat perëndimore besojnë se mund t’i bëjnë njerëzit e tyre dhe shoqëritë e tyre të përqafojnë ato që unë besoj se janë ide të çuditshme dhe të modës si dhjetëra gjini apo parada të krenarisë së homoseksualëve, kështu qoftë,” tha ai. “Lërini të bëjnë si të duan. Por ata sigurisht nuk kanë të drejtë t’u thonë të tjerëve të ndjekin hapat e tyre.”

Putin i ka folur edhe më parë këto tema. Por, “rikthimi” i tyre pak para zgjedhjeve afatmesme në SHBA, sigurisht që nuk është rastësi; ai dëshiron të nxisë populizmin e krahut të djathtë dhe të nxisë kritika për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Putin war crimes will be hard to prove, experts say

Është jetike që t’i shohim të gjithë veprat e Putin dhe të mos shpërqendrohemo nga fjalët e tij.

Ai filloi një luftë agresioni për të shkatërruar Ukrainën si një demokraci dhe si një shtet-komb.

Ai ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz – si ukrainas ashtu edhe rusë – pa asnjë arsye, fare. Ai kërkon t’i detyrojë ata që janë ende gjallë në Ukrainë të jetojnë në mjerim.

Nuk mund të ketë kompromis me këtë shthurje.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al