MENU
klinika

Legjenda e portës spanjolle

“Jam gej”, Casillas sqaron gjithçka me një postim të dytë

09.10.2022 - 21:13

Një postim i Iker Casillas në Twitter në ditën e sotme çuditi shumëkënd, pasi ish-portieri i Spanjës dhe Real Madrid, deklaroi se ishte homoseksual. “Shpresoj të më respektoni, jam gej”, shkruante Casillas në profilin e tij.

Ishte një postim që bëri xhiron e botës brenda pak minutash pasi ishte një situatë e papritur duke kujtuar se ai ka qenë i martuar dhe ka dy djem, ndërsa së fundmi është përfolur shpesh për histori dashurie me modele, aktore apo këngëtare që pas ndarjes nga Sara Carbonero.

Postimi u zhduk mbas rreth një ore e gjysmë dhe më në fund ka qenë vetë Casillas i cili ka shpjeguar me një postim të ri atë që ndodhi: “Llogaria e hakeruar. Për fat gjithçka është në rregull. U kërkoj falje të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, edhe më shumë ndjesë komunitetit LGTB”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN