MENU
klinika

Do të na shoqërojë kudo

Ju njohim me ngjyrën më trendi të momentit!

19.10.2022 - 10:15

E zgjedhur si ngjyra më trendi për veshjet e vjeshtës, jeshilja është gjithashtu nuanca e modës për tonet e syve, penelin dhe manikyrin e thonjve si për ata që duan pamjet delikate, ashtu edhe për ato që preferojnë pamjet më të guximshme të bukurisë. E gjelbra e fortë është ngjyra e domosdoshme për të provuar këtë vjeshtë për pamjen tuaj të bukurisë, nga manikyri deri te make-up.

Një ngjyrë e gjallë dhe tërheqëse për t’u shfaqur thjesht mahnitëse në nuancat e ndezura të jeshiles që simbolizojnë shpresën, apo që ngjasojnë me gjelbërimin e pyjeve. Gjithashtu është një ngjyrë perfekte për manikyrin e vjeshtës, për t’u aplikuar tek thonjtë duke luajtur me kontrastet, midis efektit me shkëlqim dhe atij mat.

Ngjyrat perfekte me të cilat mund të kombinoni manikyrin e gjelbër janë ato metalike si ari, bronzi dhe argjendi, por edhe ngjyrat e lehta si e bardha, kremi dhe roza pluhur, gjithashtu ideale për t’u përdorur si bazë për të bërë më vonë një art të thonjve me nuancë të gjelbër. Jeshilja është gjithashtu një ngjyrë perfekte për t’u përdorur për make-up, ata që duan të guxojnë dhe të shfaqin pamje të guximshme mund ta përdorin atë edhe tek buzët, pasi është ngjyra ideale për të theksuar pamjen, veçanërisht ata që kanë ngjyrën e syve kafe.

Nga ana tjetër, ata me sy me ngjyrë të çelur, si jeshile dhe blu, mund të fokusohen në nuancat intensive të të gjelbrës. Një rimel i mrekullueshëm i gjelbër i theksuar për të krijuar ‘smokey eyes’ sensual, jeshilja mund të përdoret gjithashtu me lapsa dhe penel të aplikuar në bazën e qerpikëve për të thekuar më shumë pamjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarisht në sezonin e pulovrave

5 trendet që do mbizotërojnë stinën e vjeshtës


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën