02.10.2022 - 22:43
Pas katër ndeshjeve pa fitore, Juventus bind në shtëpi përballë Bologna-s, duke fituar 3-0 dhe duke u ngjitur në renditje. Një sukses që rikthen deri diku në “shinat” e duhura bardhezinjtë, që tani do të kërkojnë edhe fitoren e parë në Champions.
Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e një goli, me Vlahovic që dha një asist për Kostic. Goli i sigurisë do vinte nga Vlahovic, në 15 minutat e para të pjesës së dytë.
Në të 62-n, edhe Milik shënon emrin në listën e golashënuesve. Ekipi i drejtuar nga Maximilliano Allegri është në vendin e shtatë me 13 pikë. Bologna është në vendin e 17-të.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 8
Lazio bind me “poker”, arrin vendin e dytë
Serie A, Java 8
Milan zhvlerëson golin e Bajramit, shënon dy herë pas 92’
Serie A, Java 8