MENU
klinika

Ç'ju sjell në mend, 4 Tetori?

Kafshët flasin… njerëzit nuk kuptojnë

04.10.2022 - 16:07

       Heinrich Zimmermann, shkrimtar dhe botues i revistës ”Man and Dog” (”Njeriu dhe qeni”),  ishte ai që ideoi ditën botërore të kafshëve.  Zimmermann u lind në Varshavë, por u zhvendos në Berlin.

Festën e parë, si dita kushtuar katëroutroshëve, ai e më 24 mars 1925 në Berlin, por më pas kjo datë do të zhvendosej më 4 tetor, të vitit 1929. Fillimisht, ai gjeti ndjekës vetëm në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Çekosllovaki.

Çdo vit, Zimmermann punoi pa u lodhur, për promovimin e ditës kushtuar kafshëve.

Më në fund, në maj 1931, në kongresin e organizatave botërore për mbrojtjen e kafshëve, në Firence, propozimi i tij për ta shpallur festë universale, 4 tetorin, si Ditën Botërore të Kafshëve, u pranua unanimisht.

Heinrich Zimmermann (1887-1942) ishte gazetar, redaktor, shkrimtar dhe aktivist për mbrojtjen e kafshëve, sipas www.worldanimalday.org.uk.

Si organizator kryesor i lëvizjes për parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve, ai ishte gjithashtu botues i revistës së lartpërmendur, si botim çdo dy javë.

Revista pati funksionin e  promovimit të mirëqenies së kafshëve, si dhe krijoi Komitetin e Ditës Botërore të Kafshëve. Zimmermann ishte gjithashtu botuesi i dy vëllimeve ”Lexicon for Friends of Dogs” dhe ”Animal Brother”.

Pasi organizoi Ditën Botërore të Kafshëve, fillimisht në Berlin, ai arriti të miratonte një rezolutë në Kongresin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve në Firence, më 8 maj 1931.

Dita e parë Botërore e Kafshëve u mbajt më 24 mars 1925 në Pallatin e Sportit në Berlin. Mbi 5 000 persona morën pjesë në këtë ngjarje.

Kishte një arsye të thjeshtë, pse data ishte 24 marsi. Organizatorët e kishin planifikuar për më 4 tetor, por Pallati i Sportit, që ishte i vetmi vend mjaftueshëm i madh, për mijëra vizitorët, nuk ishte i disponueshëm atë ditë.

Kjo ditë, ka lidhje edhe me ditën e festës së shën Françeskut të Asizit, shenjti mbrojtës i ekologjisë, përfshirë kafshët.

Sipas legjendës, shën Françesku ishte në gjendje të fliste me kafshët dhe kjo është arsyeja pse ai është paraqitur në piktura të shumta, nën shoqërinë e tyre. Ai gjithashtu u predikonte kafshëve dhe madje, zbuti një ujk.

Ai vdiq më 4 tetor dhe 705 vjet më vonë, u miratua zyrtarisht: Dita Botërore e Kafshëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shprehjet më të bukura të Paulo Coelho-s

“Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit