MENU
klinika

Pas kritikave në rrjet kundër tij dhe ‘goditjes’ nga Balenciaga

Kanye West punëson avokaten e Johnny Depp

23.10.2022 - 11:20

Kanye West ka marrë shumë kritika së fundmi kështu që ai shpreson se një person që mund t’i vijë në ndihmë është pikërisht avokatja e Johnny Depp.

Burime pranë Ye thonë se ai ka punësuar së fundmi Camille Vasquez dhe firmën Brown Rudnick. Vasquez duhet të jetë një emër shumë i njohur … ajo është e njëjta avokate që fitoi vëmendjen globale për aftësitë e saj ligjore në gjyqin kundër Amber Heard.

Camille do të jetë mes një grupi avokatësh që përfaqësojnë interesat e biznesit të Kanye — kontratat, marrëveshjet, punët, shkruan TMZ

Kanye ka humbur tashmë një partner kryesor si pasojë e sulmeve të tij të vazhdueshme antisemite, pretendimeve rreth vdekjes së George Floyd dhe kur ai veshi një bluzë ‘White Lives Matter’ në shfaqjen e tij të modës Yeezy.

Që nga shfaqja e tij në ‘Javën e Modës në Paris’, reperi i njohur Kanye West është kufizuar në Instagram dhe Twitter.

Shumë të famshëm kanë folur gjithashtu për veprimet e fundit Ye, mes tyre edhe Justin dhe Hailey Bieber, Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Jaden Smith. Rikujtojmë se Kanye ka ende një marrëveshje shumë miliarda dollarësh me Adidas – një partneritet që marka thuhet se ka thënë se ishte “nën shqyrtim”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN