MENU
klinika

Haradinaj e Basha të ftuar dhe në një tryezë

Këngëtarja e njohur shqiptare marton djalin

09.10.2022 - 09:39

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka martuar djalin e saj Arbërin, teksa nuk kanë munguar të ftuarit VIP.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është i njohur për pjesëmarrjen e tij të shumtë nëpër dasmat kosovare, ka qenë pjesë e gëzimit të familjes së këngëtares Shkurte Fejza. Në fotot e publikuara shihet se Haradinaj ndodhet në të njëjtën tryezë me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Në dasmë kanë qenë të ftuar dhe kolegë të këngëtares dhe personalitete të tjera. Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga dasma e familjes Fejza, ku këngëtarja po e marton djalin e saj dhe ua ka uruar atyre martesën.

Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, shkroi Haradinaj.


Vetë Basha ka publikuar foto nga dasma dhe ka uruar çiftin.

Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit.
Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashëgime dhe shumë dashuri e mbarësi”, shkruan ai.


Shkurte Fejza pyet djalin e nusen se a duan të martohen, shpërthejnë të qeshurat
Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza i ka dhënë fund beqarisë të shtunën. Vajza që ai ka zgjedhur ta kalojë jetën me të është Erza.

Në rrjete sociale tashmë janë shpërndarë shumë momente nga ceremonia e çiftit.

Në njërën nga to shihet diçka që nuk kemi parë më parë. Nëna, njëherazi vjehrra, Shkurta në këtë rast ka vendosur ta kurorëzojë në një mënyrë simbolike martesën e djalit të saj me nusen.


“A pranon me marrë Erzën për grua, me respektua çdo ditë të jetës me nderua, në të mirë dhe në të keq”, e ka pyetur ajo djalin e vet.

“Po”, ishte përgjigjja e Arbërit teksa këngëtarja kërkoi duartrokitje nga të pranishmit për të vazhduar më pas me nusen.

“Ti, Erza a pranon me marrë Arbrin për burrë, me nderu, me respektu, me e dashtë dhe me dëgju çdo ditë të jetës në të mirë dhe në të keq”, pyeti këngëtarja derisa të pranishmit shpërthyen në të qeshura sepse theksi i fjalimit ra te folja “me dëgju”.