MENU
klinika

Mos e bëni më

Kjo video e tmerrshme shpjegon pse s’duhet t’i pini asnjëherë pa ujë ilaçet!

20.10.2022 - 11:12

Ndoshta e keni gjetur veten në këtë skenar më parë: Është mesi i natës dhe papritur zgjoheni me një dhimbje koke të fortë. Pengoheni duke u përpjekur të gjeni ndonjë lloj pilulë që do të mposhtë dhimbjen shpejt. Në nxitim e sipër, ndoshta e gëlltisni ilaçin pa ujë dhe shkoni direkt në shtrat.

Mesa duket, kjo e fundit është potencialisht e rrezikshme. Lucie Fink, ka shpërndarë një video në TikTok ku tregon se një mik i saj, piu një qetësues pa ujë në mes të natës, pastaj shkoi në shtrat dhe kur u zgjua, gjejeni çfarë? Kishte ende ilaçin në fyt. Më pas, iu desh të dërgohej me urgjencë në spital.

Arsyeja? Pilula kishte “djegur një vrimë” në fyt dhe kishte qëndruar aty gjithë natën.

Pra, si (dhe pse) ndodh kjo?

Sipas farmacistit Matthew Britt, ajo që i ndodhi personit në fjalë mund t’i ndodhë kujtdo. Marrja e medikamenteve orale me ujë është e rëndësishme për t’u siguruar që ilaçi të kalojë në stomak dhe në zorrën e hollë dhe të mos ngecë në fyt. Kjo do të lejojë që ilaçi të përthithet siç duhet në trup dhe të prodhojë efektin e dëshiruar.

Ju gjithashtu duhet të shmangni të shkuarit në shtrat direkt pasi pini një pilulë. Kjo për shkak se “disa medikamente mund të shkaktojnë acarim ose dëmtim” në ezofag ose në zorrë, nëse nuk i pini me një gotë ujë dhe qëndroni në këmbë, ose ulur, për të paktën 30 minuta pasi të keni gëlltitur ilaçin.

Për më tepër, marrja e pilulave në mënyra të gabuara, i bën ato më pak efektive!

Burimi: Self

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN