MENU
klinika

Pse u ‘përplasën’ Prokuroria dhe Gjykata e Kurbinit

Kontrollet për Ervis Martinajn, çfarë u gjet në dy banesa

10.10.2022 - 11:37

Misteri për vendndodhjen e Ervis Martinajt dhe kërkimet për të kanë përplasur së fundmi Prokurorinë e Kurbinit dhe Gjykatën e këtij qyteti.

Organi i akuzës ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Sipas News 24, Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se sa i përket kontrollit që është ushtruar në dy banesa, burime zyrtare janë tejet të rezervuara por është mësuar që janë marrë disa sende prej andej.

Nuk dihet sa do i vlejnë hetimit të kësaj cështje, që dhe pse u bënë dy muaj që nga denoncimi i xhaxhait të tij për zhdukjen e Martinajt, nuk dihet asgjë për fatin e 40 vjecarit të shumërkërkuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse policia ka dyshime të forta se…

A e ka inskenuar ‘zhdukjen’ Ervis Martinaj?

Arrestimi i agjentit që shërbente si “taksist”

Artan Hoxha tregon telefonatën me Ervis Martinajn

Detaje nga aksioni i FNSH

A fshihet Ervis Martinaj në Vlorë?


Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri