MENU
klinika

34 punonjës shkojnë në SPAK

Korrupsioni në Morinë/ Fitonin 8 mijë euro në ditë

27.10.2022 - 10:00

Ajo që nisi si një përpjekje e Policisë dhe autoriteteve hetimore të Kosovës për të goditur pikat e veta doganore, duket se vuri në lëvizje dhe autoritetet tona.

Në muajt e parë të këtij viti, autoritetet kosovare ndërhynë në tri pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës duke vënë në pranga me dhjetëra punonjës që nga policë, doganierë në të gjitha hallkat.

Ata zbuluan edhe mekanizmin që përdorej prej tyre për të favorizuar jo vetëm kalim mallrash, por edhe transport droge që lejohej.

Por në fakt as droga, as mallrat dhe as personat me rekorde kriminale nuk mund të hynin në Kosovës nëse më parë nuk kalonin nëpër pikat tona. Pas operacionit të gjerë të prokurorisë së Kosovës, ndërhynë edhe autoritetet tona duke bërë të mundur ndëshkimin e thuajse krejt pikës së Kufirit në Morinë. E për pasojë u ndëshkuan plot 32 policë dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë qenë në rolin e bashkëpunëtorëve.

Dhe pse Prokuroria dhe më vonë SPAK-u thanë se ishin hetuar për më shumë se një vit, në fakt sinjalet për abuzimet nëpër pikat doganore shqiptarët e hetimit i morën nga Kosova.

PËRFUNDIMI I HETIMEVE
SPAK-u ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe kërkon gjykim nga GJKKO-ja për 34 persona, mes tyre 32 policë me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin.

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj.

Gjatë hetimit janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BEsë, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundërligjshme etj., të cilat i ndanin më pas me njëri-tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Madje u pretendua se u morën dhe pamjet filmike që tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin efektivët dhe ndaheshin paratë ndërmjet tyre. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi të vendosura nga prokuroria.

NDËRHYRJA NË PIKËN DOGANORE
SPAK-u bëri me dije në prill të këtij viti se: Veprimet u kryen në kuadër të procedimit penal 272 të vitit 2020, i filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga AMP (ish-SHÇBA), mbi dyshimet se disa punonjës policie të PKK Morinë, në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, brenda e jashtë vendit, kanë favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë me qëllim përfitimin monetar; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Korrupsion në Pikën Kufitare të Morinës

SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur 32 punonjës të doganës


Babai lejohet të marrë pjesë në varrimnin e të djalit dhe vajzës

Dy ceremoni mortore! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër!

Nëna u hodh në Bunë me tre fëmijët e mitur

Gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar