MENU
klinika

Mesazhi që ka për pasardhësin e saj

Liz Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë

25.10.2022 - 12:14

Liz Truss i ka kërkuar pasardhësit të saj si kryeministër, Rishi Sunak, të “jetë i guximshëm” teksa i sugjeroi që të vazhdojë të ulë taksat.

Në fjalimin e saj të fundit, Truss nuk tregoi asnjë shenjë pendimi për kaosin që përfshiu vendin gjatë periudhës së shkurtër që ajo ishte në pushtet.

E rrethuar nga ndihmësit dhe mbështetësit e saj nga njëra anë dhe bashkëshorti dhe dy fëmijët nga ana tjetër, Truss i uroi Sunak suksese përpara se të dërgohej me makinë në Pallatin Buckingham.

Ajo mbërriti në Pallatin mbretëror t’i paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e saj mbretit dhe më pas u largua.

Në një deklaratë, Pallati Buckingham tha: “Deputetja e nderuar Elizabeth Truss dha dorëheqjen e saj si Kryeministre dhe Mbreti me mirësjellje e pranoi.”

Mbreti Charles do të takohet me Rishi Sunak dhe do të ftojë kryeministrin e ardhshëm të formojë një qeveri.

Në fjalën pas djaljes nga zyra e Kryeministrit, Truss tha se ishte “më e bindur se kurrë se duhet të jemi të guximshëm dhe të përballemi me sfidat e vështira”, duke shtuar se ende besonte në taksat e ulëta dhe forcimin e mbrojtjes së kombit.

Këto deklarata do të shihen si një sfidë për Sunak, i cili deklaroi se do bënte rritjen e sigurimeve kombëtare që Truss anuloi dhe nuk do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3% të PBB-së deri në fund të dekadës.

Truss pranoi se ajo kishte shërbyer për një “periudhë të shkurtër”, por trumbetoi arritjet duke përfshirë ndihmën për miliona njerëz që të përballonin faturat e energjisë dhe parandalimin e falimentimit të mijëra bizneseve, si dhe marrjen e hapave për të siguruar qëndrueshmëri më të madhe të energjisë.

Ajo tha se ishte një nder për të që të drejtonte kombin gjatë periudhës së zisë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe ardhjen në fornin të mbretit Charles III, dhe përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Truss përfundoi deklaratën e saj duke thënë: “Vendi ynë vazhdon të luftojë përmes një stuhie, por unë besoj tek Britania, besoj në popullin britanik dhe e di që ditë më të mira na presin.”