MENU
klinika

Vlerat fantastike

Lloji i veçantë i mandarinave klementina

10.10.2022 - 11:36

Ato kanë një ngjyrë të veçantë, janë aromatike dhe plot lëng, thënë ndryshe klementinat konsiderohen si mbretëreshat e Krishtlindjeve.

Sidoqoftë, klementinat nuk duhet ngatërruar me mandarinat. Klementina është një hibrid mes mandarinës dhe portokallit, është më e vogël dhe pa fara.

Por, ashtu si portokallet dhe mandarinat, edhe klementina ka pak kalori dhe është e pasur me lëndë ushqyese që janë aleatë të shëndetit tonë.

Me vetëm 37 kalori për 100 gramë produkt, ajo është ideale për dieta me pak kalori.

Aromë intensive portokalli dhe agrumesh, kjo është klementina, e pasur me lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin tonë.

Është aleati ynë sepse na lejon të grumbullojmë vitamina, si ajo C për të forcuar sistemin imunitar, pa harruar folatin, ashtu edhe vitaminën A, në formën e beta-karotenit, një antioksidant i shkëlqyer.

Mund të shijohen të freskëta, por edhe në formë reçeli, për mëngjese plot energji dhe mirëqenie. Me lëkurën mund të përgatisni edhe një liker të shijshëm.

Klementina është një eliksir i vërtetë i shëndetit.

Falë vitaminës C (54 mg për 100 g) forcon sistemin tonë imunitar dhe nxit përthithjen e hekurit.

Nga ana tjetër, kaliumi është i dobishëm për aktivitetin e muskujve dhe për të parandaluar hipertensionin ose ndjenjën e lodhjes, ndërsa kalciumi dhe fosfori mbrojnë shëndetin e kockave.

Ka edhe veti antiinflamatore dhe tretshmëri të mirë. Në fakt është një frut i përshtatshëm për të gjithë, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit sepse ajo nuk irriton stomakun dhe zorrët.

Konsumimi i klementinave gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në gjak.

Klementinat përmbajnë sasi interesante të bromit që lehtëson përthithjen e melatoninës, hormonit të prodhuar nga gjëndra pineale (e vendosur në tru) që luan një rol thelbësor në fiziologjinë e gjumit dhe në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim.

Ndihmon gjithashtu relaksimin e muskujve dhe mendor falë fuqisë qetësuese në sistemin nervor që lehtëson pushimin e natës me një veprim të lehtë qetësues. Me pak fjalë, është efektive për ata që kanë vështirësi të relaksohen dhe të flenë më shumë se një çaj kamomili ose bimor.

Klementinat janë një përbërës i shkëlqyer për shumë receta të ëmbla dhe të shijshme.

Ashtu si portokallet, ato shoqërojnë me shije gatimet e peshkut apo mishin e bardhë. Më pas në ëmbëlsira, të shtrydhura dhe të shtuara në brumë, japin ëmbëlsi dhe freski.

Të shkëlqyera me kunguj, për rizoto të shijshme, supa ose puding, mund të shërbehen gjithashtu të mbushura me djathë dhe karkaleca të freskëta ose në sallata për t’i bërë më të shijshme së bashku me arra ose fruta të tjera të thata.