15.10.2022 - 16:28
Luiza Gega vijon serinë e paraqitjeve të shkëlqyera në këtë sezon të jashtëzakonshëm. Suksesi i radhës për kampionen e Europës ka ardhur nga eventi në Biella Milano, aty ku atletja kuqezi doli e para në garën Mile (1609 m).
Gega regjistroi kohën 4.41.34, duke siguar shkallën më të lartë të podiumit, rezultat që shënon rekordin e radhës kombëtar për atleten kuqezi.
100 metra larg finisht, Gega ishte e treta, në ndjekje të rivaleve nga Kenia dhe Burundi, por pas “ulërimave” të trajnerit Taulant Stërmasi, Luiza futi “turbon”, duke i kaluar për 10 metra të dyja kundërshtaret për të marrë triumfin në këtë event.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premtimi i Evis Kushit
“Luiza Gega do të marrë gradën kolonele”
Atletja shqiptare nesër në finale