Ndonëse disa muaj më parë festoi 53-vjetorin, Manjola Nallbani mbetet një nga këngëtaret më të bukura të industrisë tonë muzikore.
Ndërsa vitet ikin, Nallbani sa vjen e rinohet më shumë. Ajo gëzon forma fizike për t’u pasur zili, ku nuk ka nguruar shpeshherë të publikojë edhe foto me bikini në Instagram.
Por, mesa duket zgjedhja e Manjolës për të paraqitur më të mirën e saj në rrjetet sociale nuk është pritur shumë mirë nga komuniteti i Instagramit.
Së fundmi këngëtarja ka dy fjalë për të gjithë ato që e paragjykojnë pse jeton jetën e saj siç do ajo.
View this post on Instagram
“Unë kam një qëllim në jetën time! Duke i qenë mirënjohëse ZOTIT që ekzistoj, të punoj për të bërë deri sa të kem jetë- Versionin Më Të Mirë të Vetes. Së pari në përmbajtje e pastaj në formë!
Jam e lumtur që kam dy sy që nuk më dhembin kurrë nëse shoh njerëz të tjerë të realizuar e të bukur!! Përkundrazi kam admirim!
Kam një mendje që deri më sot kurrë se kam përdorur për të dëmtuar askënd ( pavaresisht inatit e mërzisë se njerëz jemi), por vetëm për të berë diçka të mirë më shumë për veten, familjen, po dhe për këdo qe ka pasur nevojë për ndihmën time!
Kam bindjen dhe nga çfarë lexoj, që ne jemi grimca energjie! Atë që jep do marrësh….Nëse do shohësh poshtë (në sensin e energjisë së keqe) do të të merren mendtë e të këputet qafa.
Frymëzohem nga ato njerëz që kanë arsye të më frymezojnë dhe dua që unë të jem inspirim, vetem për dy qëniet më të shenjta në jetën time @megitona @sindi.tona 🧿🧿me atë çfarë ato kanë parë e jetuar prej meje çdo ditë të jetës!
Të gjithë kemi sëmundje, shqetësime, lodhje, zhgënjime po në rrjetet sociale unë kam zgjedhur vetëm të qesh!”- ka shkruar Manjola Nallbani.