Mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara jo vetëm që nuk ka më paqe, por tashmë është kthyer në luftë frontale. Ish-sulmuesi i PSG ka vendosur të shkarkojë ish-bashkëshorten e tij, e cila në vitet e fundit ka qenë edhe agjentja e tij.
Për të bërë publike këtë vendim kanë menduar mediat turke që e bëjnë të sigurt këtë vendim të Icardi-t, një lajm që po xhiron në rrjet. Icardi i ka kërkuar drejtuesve të Galatasaray të mos paguajnë më Wanda Nara-n për punën e prokuratores.
Ky vendim i Icardi-t i kushton Wanda Nara-s afro 1 milion euro. Orët e fundit, Wanda është parë në Stamboll së bashku me fëmijët e saj, ndërsa në këtë moment të vështirë në krah i ka dalë ishte bashkëshorti i tij, Maxi Lopez.