MENU
klinika

PSG në mes

Messi më afër Amerikës sesa Barcelonës

31.10.2022 - 23:14

Lionel Messi mund që karrierën e tij ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetarit të njohur nga “The Athletic”, David Ornstein, argjentinasi ka më shumë gjasa që të përfundojë në MLS, sesa që të rikthehet te Barcelona.

Messi, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme këtë sezon me Paris Saint-Germainin, pritet që ta marrë një vendim përfundimtar pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kontrata e tij me kampionët e Francës përfundon në fund të sezonit, teksa në marrëveshje ekziston edhe opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon.

PSG-ja dëshiron ta mbajë 35-vjeçarin në “Parc des Princes”, ndërsa ai është i lidhur edhe me një rikthim te Barcelona. Megjithatë, nga klubi i David Beckham, Inter Miami, janë gjithnjë e më të sigurt se mund ta marrin shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” për fazën e fundit të karrierës së tij.

Messi do të jetë 36 vjeç verën e ardhshme dhe mund të ndodhë që ai të ndihet gati të largohet nga niveli elitar i futbollit evropian. Klubi nga SHBA pret që të mbyll një marrëveshje me ish-sulmuesin e Barcelonës në muajt e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm 1 ekip nga Serie A në "top 10"

Formacionet më të shtrenjta, dominon Premier League