MENU
klinika

Valsi i pankinave

Trazohet Serie A, Pioli i zë vendin Allegrit?

31.10.2022 - 18:10

Fundi i këtij sezoni mund të shohë ndryshime të rëndësishme në pankinat e disa skuadrave italiane dhe padyshim më e diskutuara është e Juventusit.

Projekti i Massimilliano Allegrit nuk po funksionon dhe pak nga pak duket se edhe drejtuesit janë të bindur se është më mirë të nisë një cikël me një trajner tjetër.

Në media dhe rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një lajm i bujshëm se bardhezinjtë kanë bërë hapa drejt një firme të mundshme me trajnerin aktual të Milanit, Stefano Pioli, duke përfituar nga situata e tij pasi i përfundon kontrata në qershorin e vitit 2023.

Një hipotezë e bujshme e cila padyshim do të sillte një tronditje të mirëfilltë në pankinat e klubeve italiane me një domino lëvizjesh. Por sipas “La Repubblica”, të gjithë zërat, përtej interesimit të Juventusit, nuk do të ndryshojnë të ardhmen e Piolit.

Duket se trajneri është i lumtur te Milani dhe nuk ka ndër mend të largohet nga kuqezinjtë, me të cilët do të ulet shumë shpejt në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar rinovimin e tij. Prej kohësh përflitet se ka një akord mes palëve, thjesht mbetet zyrtarizimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm 1 ekip nga Serie A në "top 10"

Formacionet më të shtrenjta, dominon Premier League