MENU
klinika

“Qeveria dështoi me situatën energjetike”

Meta: PL do të mbështesë investitorët në këtë sektor strategjik

29.10.2022 - 13:16

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha gjatë Konventës Kombëtare se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës me energjinë elektrike duke na çuar në rrethanat e tanishme.

Jetojmë në kohë krize të shumëfishtë ekonomike, sociale, energjetike, ushqimore dhe inflacioniste që po varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar që kjo qeveri është vetë problemi dhe jo zgjidhja e kësaj krize.

Kujtojmë, se gjatë pandemisë dhjetëra mijëra qytetarë humbën vendin e punës dhe mijëra biznese falimentuan.

Ndërsa qeveritë e tjera mbështetën ekonomitë, qytetarët dhe bizneset e tyre me gati 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rilindja u mjaftua vetëm me paketat e lëmoshës që në total nuk arritën as 1% e PBB-së.

Kriza energjetike është krizë korrupsioni dhe administrimi mafioz nga Rilindja e sistemit të energjisë elektrike”, tha Meta.

Ai deklaroi më tej se është fakt që HEC-et në vend kanë prodhuar më shumë energji elektrike sesa kanë pasur nevojë konsumi vendas gjatë vitit 2021.

Është fakt që për një dekadë të tërë kjo qeveri nuk ka inauguruar asnjë vepër energjetike. Është fakt që mbi dhjetëra kërkesa për autorizime dhe leje për ndërtimin e parqeve solare me kapacitete instalues në total mbi 1000 Mega që kjo qeveri i ka bllokuar për me shumë se 3 vite.
Është fakt që janë investuar nga privati 1.2 miliardë euro në fushën e prodhimit të energjisë dhe Edi Rama kërkon t’i falimentojë megjithëse ata e shesin energjinë shtatë herë më pak se çe blen banda e Rilindjes në tregjet e jashtme.
Është fakt investimi i rreth 1 miliard Euro për humbjet teknike dhe niveli i tyre mbetet po i njëjti, në masën 20%.
Është fakt që 1.3 miliardë Euro, është borxhi i ndërsjelltë i ndërmarrjeve të energjisë elektrike, ku vetëm Ujësjellësit kanë mbi 220 milionë euro borxh për energji elektrike të papaguar”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, kreu i PL u fokusua edhe të mbështetja e investitorëve në këtë sector duke hequr sipas tij të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

Partia e Lirisë ka depozituar dy iniciativa ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për të liberalizuar urgjent investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore dhe për të injektuar energjinë e tepër të tyre elektrike, në sistemin kombëtar të energjisë.
Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.
Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, nga ana tjetër, kërkon tu vërë taksë të jashtëzakonshme prodhuesve privatë të energjisë elektrike, të cilët vetëm në vitin e fundit, i kanë kursyer shtetit mbi 250 milionë Euro, me energjinë e prodhuar prej tyre.

Dështim përbën edhe mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazësjellësit strategjik të TAP. Në 12 nëntor 2020 ka filluar operimin gazësjellësi i TAP.
Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës.
Ne mbështesim propozimin e drejtë për zgjerimin e fashës deri në 1200 Kë, pasi fasha aktuale e qeverisë prek rreth 90-130 mijë familje shqiptare të shtresës së mesme.
Rilindja, ashtu sikurse me energjinë elektrike, ka ndjekur të njejtën politike mafioze edhe me çmimin e karburanteve, duke thelluar varfërimin e shqiptarëve.
Megjithëse Shqipëria është e pasur në karburante të prodhimit vendas, shqiptarët paguajnë karburantin më shtrenjtë se kudo në Europë.
Më shumë se edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, të cilët nuk janë prodhues nafte”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Koha për një ‘Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike’”

Meta nga Konventa e PL: Shqipëria do u përkasë të rinjve! Kjo qeveri e pakicës…