MENU
klinika

Videoja bëri xhiron e rrjetit

Nard Ndoka “zhgënjehet” nga Meta, ja si e ‘preu’ në besë

18.10.2022 - 09:45

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi pak ditë më parë një video në TikTok me Nard Nokën  teksa  notonte në pishinë.

Por siç duket këtij të fundit nuk i ka pëlqyer ky veprim. Ndoka tha se nuk priste që Ilir Meta ta hidhte në TikTok videon që xhiroi me të nga pishina.

Sipas tij ata u takuan krejt rastësisht dhe u afrua për ta përshëndetur para se të nxirrte telefonin.

“S’kishte ndonjë problem ajo po tani njeriu ka dhe jetën jashtë politike, jetën private, momentet që nuk dëshiron t’i ndajë me të tjerët,”  u shpreh Ndoka i cili shtoi se është kundër ekspozimit të jetës personale në rrjete sociale.