Pas Sulejman Maliqatit, një tjetër ish-portieri i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për Bashkim Muhedinin, zemra e të cilit ndaloi së rrahuri në moshën 74-vjeçarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej kohësh.
Pas problemeve me shëndetin, ish-portieri që shkëlqeu në vitet 70-të, nuk arriti të fitonte betejën me jetën. Pjesë e Partizanit deri në vitin 1976, Muhedini ka qenë një nga portierët që ka mbetur në memorien e tifozëve të asaj kohe për pritjet spektakolare. Bashkim Muhedini lindi më 16 prill të vitit 1948 dhe kontribuoi për disa vite pranë skuadrës së Partizanit.
Muhedini do të mbahet mend dhe për ndeshjet e luajtura me ekipin kombëtar në vitet 70-të duke koleksionuar dhe nderuar në 7 ndeshje fanellën kuqezi.
Ndeshjet e Muhedinit me ekipin kombëtar:
12.06.1971 Gjermani P. – Shqipëri 2-0
14.11.1971 Shqipëri – Turqi 3-0
21.06.1972 Finlandë – Shqipëri 1-0
29.10.1972 Rumani – Shqipëri 2-0
06.05.1973 Shqipëria – Rumani 1-4
03.11.1973 Shqipëri – Gjermani L.1-4
08.11.1973 Shqipëri – Kinë 1-1