MENU
klinika

Histori që bëri paqe vetëm pasi i dha fund lidhjes

Ndarja e çuditshme e Kleoniki Delijorgjit nga i dashuri

09.10.2022 - 12:33

Kleoniki Delijorgji ka zbuluar se i ka dhënë fund historisë së saj me partnerin, Javier Vidal. Lajmin e konfirmoi vetë modelja, duke publikuar një video me kujtimet më të bukura me Vidal gjatë marrëdhënies së tyre, teksa tregoi edhe çastin kur vendosën të ndaheshin.

Në një postim në “Instastory”, Kleoniki ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me ish-partnerin duke darkuar. “Edhe pse në zemër. Darka jonë e fundit si çift”, shkruan ajo krahas fotos. Duket se konfliktet prej largësisë kanë bërë që ky çift t’i japë fund lidhjes në mënyrën më të paqtë të mundshme. Madje, modelja në mesazhin drejtuar ish-të dashurit shprehet se gjithmonë do ta dashurojë.

Vetëm ndarja ka mundur që të “bashkojë” edhe më shumë këtë dyshe, që si çift ka pasur jo pak probleme.
Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por, gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, nënën tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos.