MENU
klinika

Aksioni në Shijak

“Nëse zbardhet çështja e Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg!”

07.10.2022 - 20:03

Ish-komisari i policisë, Dritan Zagani ka deklaruar ditën e sotme se nëse zbardhet çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë do duhet të shkojnë në burg.

Deklaratën Zagani e bëri pas operacionit të policisë për kontrolle në Shijak në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht.

Ai u shpreh në “Shqipëria Live” se sa më thellë gërmon policia në këtë hetim aq më shumë zbulon rrënjët e veta të zhytura në llumin e krimit të organizuar.

“Lidhur me formën e vonuar apo si po operon policia në lidhje me ngjarjen kam dyshimet se të gjitha gjërat janë rrjedhojë e një pike të vetme.

Implikimi i thellë i policisë me krimin e organizuar dhe me rastin në fjalë. Sa më thellë që gërmon policia në këtë hetim zbulon vetveten, rrënjët e veta deri ku është zhytur në këtë llum të krimit të organizuar. Ndaj dhe gjërat zvarriten. Ata njerëz që ishin dje në krye i ke prapë drejtora sot.

Ata i kanë vartës ata që kanë hetimin në dorë. Dhe po të zbardhet kjo çështje ashtu si duhet gjysma e drejtorëve të policisë shkojnë në burg. Të gjithë shqiptarët janë të sigurt për këtë por mua m’u dha rasti me e thënë publikisht”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse policia ka dyshime të forta se…

A e ka inskenuar ‘zhdukjen’ Ervis Martinaj?

Arrestimi i agjentit që shërbente si “taksist”

Artan Hoxha tregon telefonatën me Ervis Martinajn

Detaje nga aksioni i FNSH

A fshihet Ervis Martinaj në Vlorë?