MENU
klinika

Nga ndarja me Robertin te mundësia për ribashkim

Nora Istrefi rrëfeu jetën profesionale dhe private

23.10.2022 - 11:29

Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye pas kaq kohësh në ekran për të rrëfyer jetën e saj profesionale dhe private.

Ajo ishte e ftuara e “Më lër të flas”, ku nuk i shpëtoi dot as pyetjeve disi pikante nga vëllezërit Veshaj.

E la ajo Robertin, apo Roberti atë?

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithcka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete.

Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.”

Mundesi rikthimi?

“Boll tash. U rikthye Donaldi me Borën, kështu që boll njëherë.”

Ka qenë e vështirë ndarja?

“Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë.”

Çfarë i thanë familjarët për divorcin?

“Mami im si mami, edhe sot është kundër vendimit të ndarjes.

Era është gjithmonë për më të mirën, më të shëndetshmen për të dy palet. Më ka thënë gjithmonë a je e sigurt për ndarjen? Kujdes me vajzën, me aspektin tënd me Robertin bëj ç’të duash.”

Si është tani marrëdhënia me Robertin?

“Me Robertin marrëdhenie korrekte, distanca të kufizuara. Gjithçka që ka të bëjë me Renee-n. Dëgjohemi në Whatsapp, dreka, darka. Jemi munduar shumë të mbajmë një raport të mirë që vajza mos ta ndjejë mungesën time apo të Robertit.”

Kemi ndonjë të re nga jeta sentimentale e Norës?

“Prioritet është vajza për mua. Për momentin s’ka një lidhje tjetër. Kur të ketë, kam me ju tregu vetë.”

Nëse Roberti i kërkon rikthim?

“Nuk po du me u përgjigj.”

A është pajtuar me Tunën?

“S’jemi zënë ndonjëherë. S’jam dëgjuar moti me Tunën. S’e di nga është. Uroj të jetë mirë.”

A e uroi Robertin për lidhjen e re?

“A e keni ni këngën “Ciao, dashuri ciao”? Edhe të fala i kam bërë.”

Ia ka “vjedhur” apo jo këngën Leonora Jakupit?

“Kurrë s’i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Bëhet fjalë për këngën “A e ke dit”. Refreni i Flor Mumajesit, pjesën tjetër e kam bërë vetë. Ka qenë një këngë shumë personale e imja, e kam ndjerë shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikimi, në fund të marsit

Bashkëpunimi i parë i motrave Istefi


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën