MENU
klinika

Thyerja përfundimtare

Nuk ka më dyshime, Ronaldo largohet në janar

04.10.2022 - 11:51

Mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United ka një thyerje përfundimtare. Në janar portugezi do të mund të largohet. Ofendimi i fundit ishte pankina në derbin e humbur 6-3 ndaj Manchester City.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, sipas Ten Hag, as nuk hyri fare në fushë edhe si zëvendësues “në respekt për karrierën e tij”. Kështu shkruan “Daily Mail”.

Pasi Manchester United e mbajti CR7 në verë, tani palët duken të gatshme për të negociuar në mënyrë që sulmuesi të largohet në mes të sezonit. Deri më tani, 37- vjeçari ka luajtur vetëm 80 minuta në Premier League.

Herën e fundit si titullar në humbjen 4-0 me Brentford, në fillim të shtatorit. Verën e kaluar, lojtari bëri gjithçka që mundi për t’u larguar dhe luajtur në një ekip që garon në Champions League, por shumë klube evropiane e refuzuan për shkak të pagës së lartë të portugezit. Një ofertë ka ardhur nga skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal, por Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ai do të kthehet te Barça”

Klubet amerikane dorëzohen për Leo Messin

Çfarë po ndodh me portugezin?

Cristiano Ronaldo i drejtohet psikologut!