MENU
klinika

Gati për luftë?!

“Nxehet situata”, Koreja e Veriut lëshon raketë balistike mbi Japoni

04.10.2022 - 10:20

Harrojeni Ukrainën! Duket se bota ‘zien’ nga kërcënime për luftë në çdo cep të saj.

Së fundmi, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit. Raketa balistike udhëtoi rreth 4,500 km (2,800 milje) përpara se të binte në Oqeanin Paqësor. Kjo është raketa e parë që Koreja e Veriut lëshon mbi Japoni që prej vitit 2017. Kjo largësi është e mjaftueshme për të qëlluar rajonin amerikan, Guam, nëse raketa do të merrte trajektore tjetër.

Ndërsa raketa u lëshua lart, qytetarët u paralajmëruan që të kinin kujdes nga mbetjet e raketës që mund të binin. Zyrtarët më vonë thanë se raketa balistike me rreze të mesme veprimi ra në Oqeanin Paqësor larg Japonisë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Lëshimi i raketës vjen pasi Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë punuar së bashku për të forcuar mbrojtjen e tyre, në përgjigje të kërcënimit në rritje të paraqitur nga Veriu. Javën e kaluar, të tre vendet kryen stërvitje detare së bashku për herë të parë që nga viti 2017. Stërvitje të tilla kanë antagonizuar prej kohësh liderin e Phenianit, Kim Jong-un, i cili i sheh ato si provë se armiqtë e tij po përgatiten për luftë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e Trump për Kim Jong-Un dhe dyshimi i gazetares

Deri tani asnjë rast, a ka shpëtuar Koreja e Veriut nga koronavirusi?