MENU
klinika

Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Osmani takohet sot në Pragë me Scholz dhe Macron

06.10.2022 - 11:27

Presidentja Vjosa Osmani sot do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, siç mëson Gazeta Express. Takimi do të ndodhë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili po mbahet për herë të parë në Pragë.

Presidentja ka udhëtuar dje drejt Pragës Me ftesë të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala. Ajo ka paralajmëruar edhe takime bilaterale me liderë europianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Europian.

Para liderëve evropianë, Osmani tha se do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Takim me Scholz dhe Macron do të zhvillojë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Siç raportuan mediat serbe, temë diskutimi mes tyre do të jetë ndër të tjera edhe Kosova.

Sipas agjendës, samiti fillon nga ora 13:00, ndërsa takimet bilaterale do të zhvillohen nga ora 16:00

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Samiti drejtohet nga Rama dhe Varhelyi

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi